Për Ne
Mbi 20 vite në fushën e ligjit me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm.
Zgjidhje ligjore të çështjeve të ndryshme që prej 20 vitesh
Vitet kalojnë, çështjet ndryshojnë, zgjidhjet kërkohen në çdo kohë. Përvoja nuk blihet ajo fitohet në punë.
Periudha prej 20 vitesh të ushtrimit të profesionit si jurist dhe avokat është një garanci më shumë për suksesin në trajtimin e çështjeve ligjore.
Përse të Zgjidhni Studion Ligjore Dedja
Avokatë të Përkushtuar, me Integritet dhe Profesionalizëm
Ekziston një sintoni e plotë midis përvojës dhe energjisë.
Avokat R. Shkëmbi, i diplomuar në vitin 1986, UET Tiranë, Jurist. Më pas ka ushtruar profesionin e tij si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Nga viti 2000 e në vijim ka ushtruar profesionin si avokat i licensuar pranë dhomës së avokatisë Tiranë. Përvoja dhe reputacioni i tij i padiskutueshëm mes kolegëve dhe klientëve.
Avokat P. Dedja, i diplomuar në vitin 2000, Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan.
Fillimisht jurist në OJF me shtrirje ndërkombëtare dhe më pas, nga viti 2010 si avokat i licensuar pranë dhomës së avokatisë Tiranë.
Përkujdesje Ligjore me Metoda Bashkëkohore
Çdo klienti dhe çështje i jepet trajtim e njëjtë. Për studion tonë ligjore nuk ka çështje të rëndësishme dhe të parëndësishme. Të gjitha çështjet janë të rëndësishme dhe trajtohen me kujdes dhe merak.
Gjithmonë të përditësuar me ndryshimet e fundit dhe mjetet inovative në dispozicion.
Mbi 1000 Çështje të Fituara
Reputacioni i mirë i studios i krijuar ndër vite dhe përkushtimi ndaj nevojave të klientëve tanë është çelësi i suksesit.
Filozofia Jonë
Zbatimi i Ligjit është Parësor
Ligji mbi të gjitha nuk është thjesht një aksiomë për ne. Përtej ligjit nuk është në misionin tonë.
Komunikim i Ndershëm
Gjithkush dëgjohet me vëmendje, pa paragjykuar askënd dhe asgjë. Konfidencialiteti i garantuar.
Të Përkushtuar për Sukses
Koha dhe angazhimi ynë në dispozicionin tuaj.
Partnerët tanë
Aktiviteti ynë shtrihet në të gjithë Shqipërinë me mundësi bashkëpunimi me profesionistë të të gjitha fushave.
Ne kemi bashkëpunim me zyra të tjera avokatie, me Profesionistë në fushën e çështjeve ekonomike, Përmbarim, Real estate, IT.
Ekipi ynë
Petrit Dedja
Avokat
Ridvan Shkëmbi
Avokat
%